Si disa hakera të mitur shkaktuan kaos në kazinotë e Las Vegas

schedule19:14 - 25 Shtator, 2023

schedule 19:14 - 25 Shtator, 2023

Një kërcënim i ri kibernetik është shfaqur kohët e fundit në SHBA, duke shkaktuar telashe për bizneset dhe autoritetet federale të sigurisë.

“Hakerët e mitur po bëjnë kërdinë,” shkruan Joseph Gideon në American Politico, në sfondin e sulmeve kibernetike të kryera në të kaluarën kundër gjigantëve MGM Resorts dhe Caesars Entertainment në Las Vegas, “dy nga kompanitë më të mëdha të lojrave të fatit në botë”.

“Rreth dy javë më parë, një grup i panjohur i kriminelëve kibernetikë, që besohet se përbëhej nga adoleshentë dhe të rinj nga SHBA dhe Britania e Madhe, u vunë në qendër të vëmendjes kur mbyllën makinat e fatit në kazinotë MGM Resorts dhe morën mbi 10 milionë dollarë si shpërblim nga Caesars Entertainment”, shkruan Joseph Gideon në Politico.

“Autorët janë një grup i vogël mes moshës 17 dhe 24 vjeç me bazë në Britaninë e Madhe dhe SHBA”, thuhet në njoftim.

Sipas asaj që ai përmend në analizën e tij për agjencinë Reuters, grupit të hakerëve në fjalë herë pas here janë paraqitur emra si Scattered Spider, Muddled Libra dhe UNC3944.

Studiuesit në kompaninë e shërbimeve të sigurisë kibernetike CrowdStrike vlerësojnë se shumica e hakerëve që marrin pjesë në këtë rrjet janë nga mosha 17 deri në 22 vjeç.

Sa i përket taktikës që ndjekin, në disa raste telefonojnë vetë linjat e mbështetjes teknike të kompanive, duke pretenduar se janë punonjës që duan të rifitojnë aksesin në llogaritë e tyre të kompanisë nga të cilat për disa arsye janë shkëputur.

Personat që telefonuan kazinotë dukeshin sikur ishin nga Britania dhe dinin informacione për punonjësit, llogaritë e të cilëve donin të hynin, duke arritur kështu të mashtronin sistemin.

“Goditja kundër kazinove MGM shkaktoi kaos në Las Vegas, pasi makinat e lojërave u ndalën dhe sistemet e hoteleve u ndërprenë”, raporton Reuters, duke kujtuar se vitin e kaluar policia britanike arrestoi shtatë persona midis moshës 16 dhe 21 vjeç për një seri të sulmeve të mëparshme kibernetike kundër Okta dhe Microsoft.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!