Si ajo e Admir Muratajt të Rinasit, shkatërrohet banda e grabitësve në Greqi: Do kryenin goditje të madhe

schedule16:46 - 17 Janar, 2022

schedule 16:46 - 17 Janar, 2022

Një bandë grabitësish ka rënë në prangat e policisë së Greqisë. Ajo që ka tërhequr vëmendje është mënyra se si kjo bandë ishte e organizuar dhe metoda që do përdorte për të kryer grabitje.


Mediat greke raportojnë se në pranga kanë rënë 4 grekë, të cilët ishin pajisur me armatim të rëndë, kallashnikov e pistoleta si dhe me maskime tepër kreative. Ata përdornin maska silikoni për të fshehur fytyrën e tyre.

Ky stil grabitje të kujton atë të ndodhur në Shqipëri, ku Admir Murataj me një grup të armatosur me maska silikoni në kokë hynë në aeroportin e Rinasit dhe arritën të grabisin miliona euro. Murataj do të vritej në ditën e aksionit, 9 prill 2019, ndërsa pjesa tjetër e grupit arriti të shpëtonte bashkë me milionat e vjedhur.

Ndërkohë sipas mediave greke, banda me 4 anëtarë që u shkatërruar ishte përgjegjëse edhe për disa grabitje të tjera. Ata kishin vjedhur banka, makina të shtrenjta e banesa. Autorët janë të moshave 25, 39, 40 dhe 42 vjeç. Sipas policisë ata do kryenin një grabitje të madhe., por nuk e kanë specifikuar nëse bëhet fjalë për ndonjë bankë në Greqi.