Drejtori i përgjithshëm i Teutës, Artan Shyti, i ftuar në emisionin Pressing në ABC News, tha se takimi me qeverinë ishte i mirëpritur, por sporti e humbi ndeshjen…
“Nuk është vetëm problem i kësaj qeverie, por dhe më përpara. Sporti gjithmnë ka vuajtur. Përgjegjësia për mendimin tim, nuk është vetëm e qeverisë. Përgjegjësia është e njerëzve që drejtojnë sportin, që nuk janë të aftë të reagojnë dhe të veprojnë. Kush ka qenë një insuticion që i ka mbledhur dhe të thotë: Kemi këtë situatë, si t’ia bëjmë?
Ballafaqimi vjet me qeverinë ishte i mirëpritur, krijoi shpresën se më në fund, kjo situatë do të merrte drejtim. Unë besoj se ky ballafaqim, ka rezultuar humbje. Nëse do të ishte ndeshje futbolli, sporti ka humbur. Duhet të shikojmë për të ardhmen, çfarë të bëjmë që të kemi një të ardhme më të mirë për sportin./abcnews.al