Shyti: Sporti në Shqipëri merr shumë pak para, ky është realiteti!

schedule22:52 - 16 Janar, 2020

schedule 22:52 - 16 Janar, 2020

Drejtori i përgjithshëm i Teutës, Artan Shyti, është i ftuar në Pressing, në ABC Neës, aty ku e nisi fjalën e tij me ligjin për Paketën e Sportit. Sipas Shytit, realiteti në Shqipëri është se sporti merr shumë pak para.

“Përgëzime për temën e zgjedhur. Financat nuk kanë të bëjnë vetëm me pagesat, por janë baza për të reformuar dhe modernizuar sportin. Për sa kohë nuk janë financat, të mos pretendojmë të bëjmë sport në Shqipëri. Realiteti është që sporti në Shqipëri merr shumë pak para. Në një sport modern, fondet nuk janë burimi kryesor, ka dhe burime tjera dhe akoma nuk ka liri të futen në sport.

Çdo qëndrim në vend në situatë katastrofike në sportin shqiptar dhe po shoh një diçka e cila realisht nuk është trajtuar kurrë. Pse në vitin 2000, buxheti i sportit ishte 3.4 miliardë lekë, ndërsa sot është 740 milionë?/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!