Shyti: Ministria e Sportit ka 16 vite inekzistente, nuk e di çfarë ndodh

schedule23:30 - 9 Korrik, 2020

schedule 23:30 - 9 Korrik, 2020

Artan Shyti, rektor në universitetin Marin Barleti, foli në lidhje me Skype me emisionin Pressing, në ABC Neës. Në fjalën e tij, Shyti u shpreh: “Reforma, nëse duam të flasim për nëj gjë serioze, ka ndaluar këtu. Nuk është shtrirë në nivel lokal.

Reforma nuk është thelluar në planin juridik, pasi kemi shumë boshllëqe. Reforma nuk është mbështetur as nga ana financiare. Në 2005-ën, kur unë kam ikur nga Ministria, buxheti ishte 1.7 miliard lekë.

Në 2006-ën, direkt është ulur 1.2 miliard lekë. Në 2013-ën, ka ardhur PS, ku përveçse bënë fizkulturën 3 herë në javë dhe disa stadiume, nuk bënë asgjë tjetër. Iniciativa që mblodhi me një tryezë Qeverinë dhe sportin, është për t’u përshëndetur.

Problemi i madh është i sportit. Sporti nuk ka qenë asnjëherë në gjendje t’i paraqesë Qeverisë projekte. Sa herë që sporti ka çuar projekte serioze, këto materiale kanë kaluar. Nëse sporti nuk është në gjendje, nuk kalojnë. Ministria e Sportit ka 16 vite inekzistente. Nuk ka argumentin të buxhetit, nuk ka monitorim çfarë ndodh me sportin”, u shpreh Shyti./abcnews.al