Drejtori i përgjithshëm i Teutës, Artan Shyti, ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Pressing”, në ABC News. Shyti u ndalua më shumë te kaosi që ka pushtuar Komitetin Olimpik Shqiptar, si dhe tregoi një detaj me Majlinda Kelmendin, kampione në sportin e xhudos.
“E dini çfarë ndodh me KOKSH? Këto janë llafe të gjitha kur vjen puna te sportistët. Majlinda Kelmendi, që është sportiste e madhe, dhe vetëm për këtë që kanë bërë, duhet të iknin të gjithë në shtëpi.
Kelmendi, erdhi dhe tha: Më jepni 30 mijë dollarë të bëj për Shqipërinë stërvitje dhe garë. Këta i thanë: Nuk i kemi 30 mijë dollarë. Dhe Majlinda Kelmendi shkoi në Kosovë mori 30 mijë dollarët dhe doli kampione olimpike. E dini ju sa lekë ndajnë këta, kështu bonuse honorare, në vit? 24 milionë lekë. Të vjetra!
Sikur këto para t’ia jepnin Majlinda Kelmendit, sot do të kishim një medalje olimpike që nuk do e kemi kurrë. Ose kemi dhe atë, Briken Caljen, që nuk merr lekët e shpërblimit. Kemi atë djalin që qante mbrëmë atje, këta janë. Edhe e dini çfarë ndodh? I kanë rrogat skandal. I kanë shpërblimet skandal. Shkojnë bredhin: Katër sportistë, tetë zyrtarë. Të gjithë gratë me vete! Stavri ka 23 vjet aty”, përfundoi Shyti./abcnews.al