Shyti: Duam që arbitrat të jenë të vëmendshëm, mos të themi nuk ndodhi gjë

schedule23:46 - 3 Shkurt, 2020

schedule 23:46 - 3 Shkurt, 2020

Artan Shyti vijon të flasë për veprimet e dhunshme të Michal Ngoo në ndeshjen Tirana-Teuta. Zyrtari i klubit durrsak nuk kërkon dënimit e anglezit nga opamjet filmike në emisionin “Pressing” në ABC News, por thekson që arbitrat të jenë më të vëmendshëm.

Luanin dy ekipe që meritojnë të vlerësohen për spektaklin. Fitoi ekipi vendas, u gëzuan tifozët e Tiranës që ishin më të shumtë. Nuk themi që gjyqtari ndikoi me qëllim, por reagimi, ndoshta edhe i tepruar i Teutës, lidhet me faktin që këtu po kërkojmë që arbitrat të jenë të vëmendshëm.

Nëse merr përsipër diçka të gabuar një futbollist, duhet penalizuar. Loja e ashpër duhet penalizuar. Nuk po kërkojmë të dënohet Ngoo me pamjet filmike. Edhe Martini e kaloi me humor. Teuta me Tiranën nuk ka tensione. Nuk është e drejtë të themi që nuk ka ndodhur gjë. U bë shumë mirë, kushdo që ka qenë në stadium është kënaqur“, thekson Shyti. /abcnews.al