Shumica e rusëve kundërshtojnë përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë

schedule16:55 - 13 Korrik, 2023

schedule 16:55 - 13 Korrik, 2023

Pothuajse tre të katërtat e rusëve kundërshtojnë përdorimin e armëve bërthamore gjatë operacionit ushtarak në Ukrainë, sipas një sondazhi.

Të anketuarit në sondazhin e kompanisë ruse të sociologjisë Field u pyetën: “Sipas mendimit tuaj, a është e pranueshme apo e papranueshme përdorimi i armëve bërthamore nëse kjo kërkohet për të fituar operacionin ushtarak në Ukrainë?”, shkruan Sky News.

Rreth 74% e të anketuarve thanë se ishte e papranueshme, ndërsa 11% thanë se ishte e pranueshme. Sondazhi u citua nga faqja ruse e lajmeve RBC.

Vladimir Putin gjatë vitit të kaluar ka lënë të kuptohet vazhdimisht se Rusia mund të përdorë një armë bërthamore nëse kërcënohet.

Në shkurt, Putin njoftoi se Rusia po pezullonte pjesëmarrjen e saj në traktatin e ri START, pakti i fundit i mbetur i armëve bërthamore me Shtetet e Bashkuara, i cili kufizon numrin e kokave strategjike që secila palë mund të vendosë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!