Zinedine Zidane dështoi të fitonte kampionatin me Real Madrid, ndërkohë që u eliminua në gjysmëfinale të Champions League nga Chelsea dhe tani ka ndarë mendjen edhe për të ardhmen.
Exclusive. Zinedine Zidane has decided to LEAVE Real Madrid with immediate effect. ⚪️? #RealMadrid #Zidane
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 26, 2021
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka zbuluar se trajneri francez ka vendosur të largohet nga drejtimi i Real Madrid menjëherë, pavarësisht se ka kontratë.
Zidane kohët e fundit është lidhur me një kalim të mundshëm te Juventusi dhe kombëtarja e Francës, kurse për ta pasuar te Real Madrid lakohet Max Allegri dhe tani është shtuar në listë edhe Antonio Conte, i larguar sot nga Interi. / abcnews.al