Shumë valutë në treg/ Euro në “vendnumëro”, këmbehet për 105 lekë

schedule15:27 - 12 Tetor, 2023

schedule 15:27 - 12 Tetor, 2023

Euro duket se ka vendosur një nivel të ri përballë monedhës shqiptare.Gjatë kësaj jave euro është këmbyer rreth nivelit të 105 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë  ky rezulton niveli më i ulët i regjistruar që prej gushtit. Në fund të këtij muaji euro pësoi një forcim të menjëhershëm duke  u këmbyer me mbi 110 lekë.

Por, kjo situatë nuk zgjati shumë dhe tashmë  Leku po arrin  në vjeshtë nivele të ngjashme me ato të regjistruara gjatë sezonit veror.Sipas agjenteve të kursit të këmbimit ndikim mendohet se ka dhënë zgjatja e sezonit turistik  por edhe shtimi i remitancave nga emigrantët  për familjet në Shqipëri.

Një euro e dobët vlerësohet pozitive nga Banka e Shqipërisë pasi ndikon direkt në uljen e nivelit të inflacionit .Këshilli Mbikqyrës i bankës së Shqipërisë thekson se përtej efekteve në epksporte forcimi i lekut ka efekte pozitive në ekonominë shqiptare.

Banka e Shqipërisë ka përsëritur se nuk do të shtojë  ndërhyrjen për blerjen e valutës në treg për të  stabilizuar  kursin e këmbimit.Deri në fundit të vitit Banka Qendrore parashikon të tërheq nga tregu 300 milion euro në total.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!