Shumë sekrete nga shëndeti juaj fshihen te këmbët

schedule15:26 - 13 Janar, 2022

schedule 15:26 - 13 Janar, 2022

Këmbët e ftohta

Nëse gishtat e këmbëve janë gjithmonë të ftohtë, një arsye mund të jetë rrjedha e dobët e gjakut që mund të lidhet me duhanin, presionin e lartë të gjakut ose sëmundjet e zemrës. Diabeti i pakontrolluar, hipotiroidizmi apo anemia gjithashtu mund të jenë shkaktarë.

Dhimbje në këmbë

Dhimbja që nuk është për shkak të ecjes së gjatë apo takave të larta mund të vijë nga një frakturë stresi, një çarje e vogël në një kockë si pasojë e stërvitjes shumë intensive. Ndodh veçanërisht në sporte si basketbolli dhe atletika. Gjithashtu, kockat e dobësuara për shkak të osteoporozës rrisin rrezikun.

Gishtërinjtë e kuq, të bardhë dhe blu

Sëmundja e Raynaud mund të bëjë që gishtat e këmbëve të bëhen të bardhë, më pas kaltërosh dhe më pas të skuqen përsëri dhe të kthehen në tonin e tyre natyror. Shkaku është një ngushtim i papritur i arterieve. Raynaud mund të lidhet gjithashtu me artritin reumatoid, sëmundjen e Sjögren-it ose problemet e tiroides.

Dhimbje në thembër

Shkaku më i zakonshëm i dhimbjes së thembrës është fasciiti shputor. Artriti, stërvitja e tepruar dhe këpucët e papërshtatshme gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje në thembër, ashtu si edhe tendiniti.

Zvarritja e këmbëve

Ndonjëherë shenja e parë e një problemi është një ndryshim në mënyrën se si ecni – një ecje më e gjerë ose zvarritje e lehtë e këmbës. Shkaku mund të jetë dëmtimi i nervit periferik. Rreth 30% e këtyre rasteve janë të lidhura me diabetin. Dëmtimi nervor gjithashtu mund të jetë si pasojë e një infeksioni, mungesës së vitaminave dhe përdorimi të alkoolit. Shkaqe të tjera të mundshme për zvarritjen e këmbës përfshijnë problemet me trurin, palcën kurrizore ose muskujt.

Nryshimi i formës së këmbës

Ndryshimi i formës së këmbëve, konkretisht i gishtave. Thonjtë janë më të rrumbullakosur dhe të përkulur poshtë. Sëmundja e mushkërive është shkaku kryesor më i zakonshëm, por gjithashtu mund të shkaktohet nga sëmundjet e zemrës, çrregullimet e mëlçisë dhe të tretjes, ose infeksione të caktuara. Ndonjëherë, kjo gjendje zhvillohet në familje pa ndonjë sëmundje themelore.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!