Brenda një viti, Premier League ka parë disa nga lojtarët e saj të akuzuar për abuzim seksual, përdhunim dhe/ose abuzim. Prandaj, të shtyrë nga organizata të ndryshme që luftojnë kundër dhunës ndaj grave, Premier League vendosi të veprojë dhe, sipas “The Telegraph”, ta bëjë të detyrueshëm trajnimin e pëlqimit seksual për të gjithë lojtarët dhe stafin e ligës.
“Ky është një hap i parë i rëndësishëm dhe i shumëpritur, i cili shkon në drejtimin e duhur”, ka reaguar Shaista Aziz, bashkëdrejtoreshe e “Three Hijabis”.
“Megjithatë, ne kemi nevojë për transparencë më të madhe se si do të zbatohen këto udhëzime të reja nga klubet e Premier League.”
Deri më tani, liga angleze mbante seminare për lojtarët e akademisë dhe lojtarët e ekipit të parë, por ato nuk ishin të detyrueshme për lojtarët profesionistë. Natyrisht, ai nuk u ishte përgjigjur të gjitha kërkesave të grupeve që luftojnë dhunën ndaj grave, duke përfshirë pezullimin automatik të çdo lojtari të arrestuar me dyshimin për përdhunim./ h.ll/abcnews.al
Exclusive: All Premier League players to receive mandatory sexual consent training | @ben_rumsby https://t.co/DlSabgpv0M
— Telegraph Football (@TeleFootball) August 3, 2022