Shumë punë për Jorgjin, jep dy të kuq dhe dy penallti në Europa League

schedule18:18 - 17 Shtator, 2020

schedule 18:18 - 17 Shtator, 2020

Enea Jorgji, arbitri shqiptar i FIFA-s, drejtoi sfidën e UEFA Europa League mes Ararat-Armeni dhe Fola. Kjo sfidë, shkoi me shtesa, pas rezultatin të barabartë 3-3 në 90 minuta.

Ararat-Armeni, ekipi armen, po humbiste me rezultatin 1-3 deri në sekondat e fundit, kur Enea Jorgji iu akordoi dy penallti. Vendasit arritën të barazonin pasi u treguan të saktë nga pika e bardhë në minutat 90+1’ dhe 90+4’.


Madje, arbitri shqiptar tregoi dhe dy kartonë të kuq në këtë takim, duke ndëshkuar fillimisht ekipin e Ararat (Junior 45’) dhe më pas miqtë nga Luksemburgu (Pimentel 90+1’). Shumë punë për Enea Jorgjin në këtë takim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!