Shumë mall për futboll në Itali, Juventus-Milan vendos rekord shikueshmërie

schedule22:16 - 13 Qershor, 2020

schedule 22:16 - 13 Qershor, 2020

Futbolli në Itali u rikthye me “klasiken” Juventus-Milan. Mbrëmë u zhvilluar dueli i dytë gjysmëfinal i Kupës së Italisë, sfidë që u mbyll 0-0. Bardhezinjtë e Sarrit u kualifikuan në finalen e madhe pas golit të shënuar jashtë fushe (1-1 përfundoi ndeshja e parë).

Shkallët ishin të boshatisura, tifozët duhet të presin ende për t’u rikthyer në stadiume, por shikueshmëria në televizor ishte tepër e madhe. Rreth 8.3 milion italianë e ndoqën këtë duel në Rai 1, një rekord për këtë sezon në vendin fqinj.

Interesimi ishte i madh, pavarësisht se dy skuadrat zhgënjyen në fushën e blertë. 8.277.000 njerëz ndoqën ndeshjen, me një shikueshmëri prej 34%, 3.2% më shumë se dueli që u zhvilluar në “San Siro” në muajin shkurt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!