Theo Hernandez është një nga risitë e bukura të Milanit të këtij sezoni. Ai ka shkëlqyer në krahun e majtë. Francezi është një mbrojtës krahu modern, teksa bën mirë të dy fazat. Jo vetëm kaq, pasi Theo ia ka dalë të shënojë 6 gola (5 në kampionat dhe 1 në Kupën e Italisë).
Shumë klube të mëdha evropiane janë gati t’ia “rrëmbejnë” kuqezinjve, mbi të gjithë PSG. L’Equipe raporton se 22-vjeçari është zgjedhja e parë e Leonardos, drejtorit sportiv të klubit, për krahun e majtë të mbrojtjes.
Milani nuk dëshiron ta shesë, por është detyruar t’i vendosë një çmim. Sipas Calciomercato, kuqezinjtë do ta lënë të lirë lojtarin për shumën e 50 milion eurove. Gjithsesi, për të qetësuar disi tifozët ka menduar agjenti i Theos në një deklaratë për Footmercato.
“Nuk më ka telefonuar askush nga PSG. Theo i pëlqen shumë skuadrave, edhe disave shumë të rëndësishme, por nuk ka asgjë konkrete. Nëse do të vinte ndonjë ofertë serioze? Do na bënte të reflektonim”, përfundon Manuel Garcia Quilon. /abcnews.al