Janë publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës për fundjavën e shkuar dhe shumë futbollistë të kategorive të ulëta të futbollit shqiptar, janë dënuar me 2, 4, 6 apo dhe 8 ndeshje pezullim, për shkak të sjelljeve jo-sportive. Gjithashtu, sfida mes KF Shkodra dhe Football Republic, e vlefshme për finalen e Kampionatit Kombëtar U-19, ka nisur të hetohet.
Vendimet e plota:
Zyrtari i KF Burreli, Bajram Ballabani, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Zyrtari i KF Burreli, Klevis Gjoka, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Zyrtari i KF Oriku, Albert Haxhiaj, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Lojtari i KF Vora, Klajdi Toli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Zyrtari i KF Vora, Klevis Hoti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Lojtari i KF Maliqi, Daniel Lamellari, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Lojtari i SHS Albpetrol, Florjan Çrraga për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Lojtari i SHS Albpetrol, Marjus Muhametaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Lojtari i SHS Albpetrol, Redjan Hatia, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Zyrtari i FK Apolonia U15, Sokol Argjendari, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FC Gramozi, Ilir Qirjako si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së Vllaznia B, lidhur me lojtarin Rigers Sekja si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen finale të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 midis KF Shkodra dhe Football Republic.