E ardhmja e Susos është në udhëkryq. Spanjolli ka humbur shumë nga kualiteti dhe cilësitë e tij dhe këtë sezon nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tifozëve. Anësori i djathtë ofensiv ka përfunduar në merkato dhe Milani është kundër huazimeve.
Corriere dello Sport raporton se kuqezinjve kanë nevojë për para dhe pranojnë vetëm shitjen e plotë të 26-vjeçarit. Sevilla mbetet një nga skuadrat më të interesuara për lojtarin e “Djallit” dhe pritet të modifikojë kërkesën e saj të huazimit.
Andaluzianët e duan Suson në huazim 18-mujor me detyrim blerje për një shumë që do përcaktohet nga të dy klubet. Nëse arrihet akordi lojtari do të kthehej në La Liga pas 7 vitesh, teksa për herë të parë dhe të vetme, luajti me Almerian i huazuar nga Liverpool në sezonin 2013-2014. /abcnews.al