Shumë paqartësi rreth situatës te Lazio. Klubi italian ka njoftuar ditën e sotme se pas testeve të bërë një ditë më parë, rezultatet kanë treguar se janë disa futbollistë të infektuar me COVID-19.
Mes të tjerash në komunikatë thuhet se lojtarët do të ribëjnë testet sot dhe më pas do të vendoset se kush mund të luajë kundër Torinos.
Lazio thekson se lojtarët e dalë pozitivë janë izoluar në shtëpitë e tyre, në mënyrë që të mos rrezikojnë përhapjen e virusit te të tjerët.
Në ndeshjen e Europa League, kundër Club Brugge, nuk ishte i grumbulluar me skuadrën as portieri Thomas Strakosha. Nuk dihet nëse edhe ai është mes të infektuarve te Lazio. Testet e sotme do të qartësojnë më shumë situatën te klubi italian. /abcnews.al