Shumë afër nesh, ky është fshati që pret lindjen e një bebeje pas 23-vjetësh

schedule11:59 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 11:59 - 16 Dhjetor, 2020

Kanë kaluar 23 vjet, që kur zyra e gjendjes civile nuk regjistroi një lindje të re. Bëhet fjalë për Fascian, “qyteti më i vjetër në Itali”.

Fshati në Val Trebbia, provincë e Genoas, është fshati që ka 73 banorë për nëntë muaj të vitit.

Ndërsa gjatë verës numri shkon në 1800 banorë falë pushuesve dhe turistëve. Fshati ka një moshë mesatare mbi 66 vjeç dhe shumë nga banorët e tij janë mbi 90 vjeç.

Por këtë vit të veçantë, fshati ka regjistruar një fakt që sjell shpresë. Kryetari i Bashkisë, Marco Gallizia ka treguar se zyra e regjistrimit të Fascias do të regjistrojë  për pak kohë një lindje, e para në 23 vjet.

“Do të jetë fëmija i parë i lindur, është bukur dhe sigurisht sa më shpejt që të mbarojë emergjenca Covid do të festojmë”, është shprehur ai. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!