“Shullazi”, zhvillohet seanca për pretencën në Gjykatën e Krimeve të Rënda

schedule10:00 - 2 Tetor, 2018

schedule 10:00 - 2 Tetor, 2018

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda pritet të jepet sot pretenca e prokurorisë për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtoret e tij. Seanca ka nisur në orën 9.00 ndërkohë që gjykata është blinduar në masa të rrepta sigurie nga policia.

Seanca për leximin e pretencës nga organi i akuzës për bandën e Shullazit është shtyrë 6 herë për motive të ndryshme.

Për herë të fundit ajo dështoi në 25 shtator, kur edhe pse ishin të pranishëm 4 prokurorët e ngarkuar për dhënien e pretencës, në seancë mungoi avokati Aldo Tabaku, i të pandehurit Blerim Shullazi.

Katër prokurorët Donika Prela, Gentian Osmani, Besnik Muçi dhe Anton Martini morën dosjen në dorë për të dhënë pretencën për Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë pas një serie kundërshtimesh nga prokurorë të tjerë për t’u përfshirë në këtë proces. Masat disiplinore ndaj 10 prokurorëve që nuk pranuan të bëhen pjesë e shortit si dhe transferimi i tre prokurorëve të tjerë me urdhër të kryeprokurores Arta Marku krijuan disa javë më parë një situatë të pafavorshme në prokurorinë e Krimeve të Rënda. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!