Avokati i Shullazit ankohet për izolimin “41-BIS”, letër Metës, Ramës dhe Ruçit

schedule10:01 - 13 Gusht, 2020

schedule 10:01 - 13 Gusht, 2020

Avokati i Emiliano Shullazit, Vladimir Meçi i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi  dhe Presidentit të republikës Ilir Meta duke kërkuar intepretimin e ligjit që parashikon izolimin e të burgosurve nën regjimin e quajtur si “41-BIS”.

Përmes letrës dërguar krerëve të shtetit, Meçi shprehet se ligji është miratuar me shpejtësi dhe mbart mjaft probleme.

Nisur nga këto gabime, avokati shprehet se Shullazi mbahet padrejtësisht i izoluar.

“Urdhri i Ministrit të Drejtësisë, si në firmë edhe në përmbajtje kundra ligjshëm dhe abuziv dhe ne e kemi kundërshtuar tashmë gjyqërisht për këto kundraligjshmëri.

Ligji 108/2018 i miratuar me urgjencë, në vigjilje të ndërrimit të viteve, paraqet një sërë problemesh” shton më tej avokati Meçi.

Po ashtu ai kërkon rishikim të aplikimit të ligjit:

Nuk është asnjëherë e vonuar apo e tepërt të pranohet që ekzistojnë mangësi në një proces të hartimit e zbatimit të ligjit, apo që nuk janë marrë në konsideratë Aktet e marrëveshjet ndërkombëtare. Aq më tepër nuk është e vonuar apo e tepërt të rishikohet një gjendje e caktuar ligjore apo edhe e mënyrës së aplikimit të ligjit, kur kjo është në funksion të humanizmit, drejtësisë, barazisë para ligjit dhe distancimit nga politika që shpien në trajtime çnjerëzore, degraduese e me tipare të torturës”, thuhet në letër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!