Shullazi mbetet në qeli, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën për shuarje të mases së sigurisë 

schedule17:36 - 21 Janar, 2020

schedule 17:36 - 21 Janar, 2020

Emiljano Shullazi dhe katër anëtarët e tjereë të grupit të tij do të gjykohen në burg. Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën për shuarjen të masës së sigurisë.

Seanca zgjati më shumë se dy orë për shkak të debateve të zhvilluara midis avokateve dhe trupës gjykuese. Albana Boksi, kryetarja e trupit gjykues vendosi qe të rrëzojë kërkesen me argumentin se dosjet nga ish Krimet e Rënda të Gjykatës Posaçme e Apelit kanë kaluar me shkresë ligjore. Ndërkohe avokatët e Shullazit kishin  kërkuar lehtësim të masës së sigurisë bazuar në ndryshimin e statusit të gjykatës.

Në bazë të ligjit të rivlerësimi i masës së sigurisë duhej bërë brenda 10 ditesh. Në kete seance, Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka dërguar një shkresë ne te cilen legjitimon gjyqtarët Artur Kalaja, Etleva Temo dhe Albana Boksi për të për shqyrtuar kërkesat e veçanta të të drejtave të njeriut, bërë nga Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurit e tjerë. Por procesi për grupin Shullazi nuk mund të vijojë pasi duhet që Këshilli i Lartë gjyqësorë të marrë një vendim në lidhje me përbërjen e turpës gjykuese. Avokatët theksojnë faktin se vëtëm Albana Boksi është gjyqtare e Posaçme, ndërsa Temo dhe Kalaja vijnë nga Apelet e rretheve.

Sipas ligjit në fuqi, mbrojtësit e grupit shullazi, thon e se procesi në gjykatën e posacme duhet të bëhetë vetëm nga gjyqtarë të kësaj strukture. Gjyqi për grupin shullazi ka futur në kolaps Gjykatën e Posacme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi nga 6 gjyqtarë 5 prej tyre kanë dhënë dorheqjn nga shqyrtimi I kësaj ccështje për shkak të konflikit të interesit. Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi u dënuan me 55 vite burg në total, ndersa kreu i bandës me14 vjet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!