Shuhet trajneri që çoi Argjentinën në finale të Botërorit, mesazh prekës i Messit

schedule08:31 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 08:31 - 9 Dhjetor, 2020

Dy ditë pasi vdiq Diego Armando Maradona, një tjetër emër i njohur i futbollit në Argjentinë shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua në spital me urgjencë. Bëhet fjalë për Alejandro Sabella, ish-lojtarin dhe ish-trajnerin e Argjentinës.

I njohur me “nofkën” Alex, pasi provoi të luante edhe në Angli me Sheffield United dhe Leeds United, Sabella kishte probleme me zemrën dhe në orët e vona të ditës së djeshme është mësuar edhe lajmi i kobshëm për vdekjen e tij.

Lajmi i u dha nga Federata e Futbollit të Argjentinës, që edhe ngushëllonte familjarët për humbjen e të afërmit të tyre në moshën 66-vjeçare. Sabella është një legjendë e Estudiantes, si lojtar dhe trajner. Ai ka arritur të fitojë edhe Copa Libertadores në vitin 2009, ndërkohë që në vitin 2011 mori drejtimin e kombëtares së Argjentinës.

Tekniku ishte në krye të kombëtares edhe në Brazil 2014, duke shkuar deri në finale ku u mund nga Gjermania falë një goli të Mario Goetze. Vdekja e tij ka trishtuar edhe Leo Messin, i cili në rrjetet sociale shpreh ngushëllimet për familjarët dhe vlerëson Alejandron.

“Ishte kënaqësi të ndaja kaq shumë me ty. Alejandro ishte një person i shkëlqyeshëm, përveçse një profesionist mbresëlënës i cili la gjurmë në karrierën time dhe mësova shumë prej tij.

Përjetuam së bashku disa nga momentet më të mira në futboll përgjatë kualifikueseve të Kupës së Botës dhe më pas edhe në kompeticionin e madh. Ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e tij”, shkruan Messi. / abcnews.al

Fue un placer compartir tanto con vos. Alejandro era una gran persona, además de ser un profesional impresionante que me…

Posted by Leo Messi on Tuesday, December 8, 2020

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!