Futbolli në Argjentinë është në zi. Trajneri i Boca Juniors, Miguel Angel Russo ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare pas përkeqësimit të shëndetit të tij në javët e fundit.
Më anë të një komunikate shpërndarë për media, klubi nga Buenos Aires njoftoi lajmin e keq.
Miguel Angel Russo vuante nga një infeksion, që mediat në vend e lidhin me operacionin që iu nënshtua pak vite më parë për heqjen e një kanceri në prostatë.
Tekniku ishte përkeqësuar në javët e fundit, ndërsa ndeshjen e fundit e kishte drejtuar në 21 shtator.
Miguel Angel Russo është një nga emrat e mëdhenj të trainingut në Amerikën e Jugut.
Pas mbylli karrierën si futbollist, më të shumtën të kaluar te Estudiantes, ai nisi atë të trajnerit në fillim me skuadrën e Rosario Central.
Titujt e parë kampion në Argjentinë i fitoi me Boca Juniors, ndërsa triumfoi edhe në Kupën Libertadores.
Po ashtu, ai fitoi edhe trofe në kampionate të tjerë të Amerikës së Jugut, përfshirë titullin kampion me Milionarios në Kolumbi./abcnews.al

