Shuhet presidenti historik i klubit italian, fjalë prekëse nga Materazzi

schedule19:15 - 1 Shkurt, 2020

schedule 19:15 - 1 Shkurt, 2020

Është shuar në moshën 81-vjeçare Luciano Gaucci, ish-presidenti i Perugias dhe një nga personazhet më karizmatikë të viteve të arta të futbollit italian. Gaucci qëndroi në krye të ekipit italian gjatë viteve 90′-2000′ dhe ia doli të dërgonte Perugian nga Serie C në Serie A, duke krijuar një skuadër shumë të fortë kundër së cilës vuanin edhe të mëdhenjtë e Serie A.

Keqmenaxhimi i klubit, borxhi prej 40 milion eurosh dhe shpëtimi prej akuzave të falimentimit të Perugias, bënë që Gaucci t’ia mbathte për në Republikën Domenikane, aty ku edhe mbylli sytë për herë të fundit gjatë ditës së sotme.

Të shumta kanë qenë komentet ngushëlluese për të, teksa Marco Materazzi, i cili luajti për 5 sezone me Perugian, i dedikoi këto rreshta në faqen e tij në rrjetet sociale: “Nuk do të jem kurrë mirënjohës aq sa duhet ndaj teje dhe familjes tënde. Faleminderit për gjithçka. Pas teje asgjë te Perugia“, shkruan ish-kampioni i botës me Italinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!