Gazetari sportive ka humbur sot një koleg dhe një njeri me vlera të rralla. Mjeshtri i madh Bedri Alimehmeti u shua të martë në moshën 78-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të vyer, por mbi të gjitha një kujtim të mirë ndër kolegë dhe gazetarë, të cilët do ta kujtojnë me mall penën e artë të gazetarisë sportive.
Krahas familjes, mungesën e Alihmehmeti do ta ndiejnë të gjithë pasi ikja e tij do të lë padiskutim një boshllëk të madh në komunitetin sportdashës.
Kryeqyteti do të ndiejë dhembjen e kësaj mungese, por kujtimi i Alimehmetit do të jetojë gjatë në memorien e të gjithë atyre që e njohën dhe deshën urtësinë e mjeshtrit të madh.