VIDEO/ Shuhet “lobimi rus”, Ristani: Gjithmonë ka njerëz që bëjnë drejtësi

schedule16:54 - 13 Janar, 2020

schedule 16:54 - 13 Janar, 2020

Lobimi rus, akuza e ngritur me shumë bujë ndaj Partisë Demokratike dhe që provokoi debat të madh politik, është shuar sot në gjykatë. Gjyqtari Lazer Sallaku ka vendosur të rrëzojë akuzat e prokurorisë për liderin demokrat, Lulzim Basha dhe dy ish- zyrtarët, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

Gjatë seancës ka patur dy qendrime të ndryshme nga ana e akuzës. “Kjo tregon se është një organ i ç’organizuar sepse disa janë të ndikuar politikisht”, tha Arben Ristani teksa dilte nga salla e gjyqit.

“Fakti nuk ekziston, veprimet e kryera nuk janë të rrezikshme por janë normale dhe të bazuara në ligj. Për këtë arsye gjykata vendosi të pushojë çështjen. Prokuroria në këtë rast tregoi se është një organ i çoranizuar sepse frustrohet nga dhuna politike. Prokuroria kërkoi dy gjëra më pas vjen edhe një urdhër i tretë që përjashtonte një prej prokurorëve, pra një çorganizim. Akuza ka qenë e montuar politikisht, ndërsa veprimet e PD-së totalisht ligjore. Sado që të ndikojmë tek drejtësia gjithmonë do ketë njerëz që do japin drejtësi. Drejtësia është ajo që i mungon këtij vendi”, u shpreh Ristani.

Ndërsa avokati Eduard Halimi tha se “vendimi i sotën është vendim drejtësie dhe duhet përshëndetur. Kjo tregoi se akuza ishte tërësisht e sajuar dhe u vertetua se pas dy vitesh hetimesh nuk kishte asnjë vepër penale”. /abcnews.al