Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shuhet kampioni i atletikës/ Ndahet nga jeta gjermani i madh Guido Muller, ishte 87 vjeç

schedule15:45 - 20 Dhjetor, 2025

schedule 15:45 - 20 Dhjetor, 2025

Ka një sport profesionist, ka edhe një kategori që është dashuria e jetës.

Në Shqipëri kanë vrapuar një Sotir Qiriaqi apo I paharruari Suad Jegeni, pa përmendur të tjerë, ndërsa bota ka gjithashtu kampionët e saj, njëri prej të cilëve na la.

Guido Myler, gjermani legjendar I atletikës së veteranëve, u shua në moshën 87-vjeçare.

Atleti I distancave kryesisht 200 e 400 metra, si dhe 300 e 400 metra me pengesa, cilësohet si më I shquari në historinë e kësaj kategorie, sepse ka fituar 48 tituj botërorë, 103 tituj europianë dhe 156 tituj kampion në Gjermani.

Ai vrapoi për plot 38 vjet, duke vendosur rekorde të panumërta në mitingje të ndryshme.

Myler e nisi karrierën si veteran I atletikës në moshën 42-vjeçare, dhe tha “mjaft” kur ishte 80 vjeç e normalisht mosha nuk e lejonte trupin e tij të vraponte si më parë.

Kampioni masters cilësohet edhe si më I miri I garave me pengesa.

Guido Myler vendosi disa rekorde në kategoritë e ndryshme të moshave si në 300 metra me pengesa që ende janë në fuqi si ato për moshën deri 60 vjeç, deri 65, deri 70 e deri 75 vjeç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!