Bolivar nuk ia ka dalë të kualifikohet në fazën finale të Copa Libertadores, edhe pse i mjaftonte të mos humbte kundër kolumbianëve të Junior, pasi ndeshjen e parë e kishin fituar 2-1.
Në kthim Bolivar u mund 3-0, ndërsa Sadiku e nisi ndeshjen nga stoli. Prej minutës së 69-të skuadra e tij luajti me një lojtar më pak dhe sulmuesi zbriti në fushë në minutën e 77-të, kur ndeshja ishte 1-0.
Katër minuta më pas Junior realizoi golin e dytë, ndërsa në shtesë edhe të tretin dhe i dha fund ëndrrës së Bolivar dhe Sadikut për të shkuar në fazën e grupeve në Copa Libertadores./ abcnews.al