Është mbyllur në fazën e play off aventura europiane e Dritës dhe Shkëndijës. Dy skuadrat shqiptare u eliminuan nga Conference League, pasi u mundën edhe në sfidat e ttyre të kthimit.
Pas humbjes 3-2 në shtëpi një javë më parë, skuadra nga Gjilani u dorëzua më të njëjtin rezultat në transfertën kundër Celje.
Sllovenët e vulosën kualifikimin që në pjesën e parë, duke shënuar të tre golat e fitores.
Përpara pushimit, Blerim Krasniqi ngushtoi përkohësisht diferencën , ndrësa pas pushimit, Dabiqaj shënoi golin e dytë për të zbutur daljen e Dritës nga ky edicion i Kupave të Europës, që gjithsesi mbetet një arritje historike për skuadrën nga Kosova.
I njëjti diskutim vlen edhe për Shkëndijën.
Formacioni nga Tetova gjithashtu largohet nga Conference League, pas dy humbjeve në fazën e play off të turneut.
Në sfidën e parë në shtëpi, Shkëndija u mund 1-0 nga Samsunspor, ndërsa në transfertën turke u dorëzua pa kushte me diferencën e thellë 4-0.
Tetovarët rezistuan vetëm një pjesë, ndërsa pas pushimit pësuan katër gola që vulosën eliminimin dhe fundin e aventurës në këtë edicionin të futbollit të madhe europian.


