Shuhet “babai” i këngës legjendare të Liverpool që çon peshë tifozët

schedule19:33 - 3 Janar, 2021

schedule 19:33 - 3 Janar, 2021

Gerry Marsden është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare për shkak të një sëmundje në zemër, që e ndiqte prej vitesh dhe në fund arriti ta mundë.

Jo të gjithë e njohin ish-këngëtarin, por njërën prej këngëve të tij e di çdokush. Në vitin 1963 Gerry dhe banda e tij, e quajtur The Pacemakers dhe e shpallur si mbështetëse e zjarrtë e Liverpool krijuan një nga këngët më të famshme ndonjëherë.

 

You’ll Never Walk Alone ishte “perla” e asaj kohe, që më pas u bë edhe motoja e Liverpool dhe nuk u harrua më kurrë, madje tashmë përdoret edhe nga tifozeri të tjera.

Gerry kishte kryer edhe dy operacione të tjerë në vitet e shkuara. I pari ishte në vitin 2003 dhe i dyti në vitin 2016, duke e shtyrë rezistencën e tij ndaj sëmundjes në zemër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!