ITALI- Në Milano një 52-vjeçar u arrestua si i dyshuar për tentativë vrasjeje, pasi shtyu një vajzë 25-vjeçare që ndodhej në platformën e metrosë dhe për pasojë përfundoi në shina.
Mediat italiane shkruajnë se në atë moment nuk erdhi asnjë prej mjeteve, të cilat mund t’i kishin kushtuar vdekjen vajzës 25-vjeçare.
E reja menjëherë u ndihmua nga i dashuri i saj dhe nga të pranishmit, të cilët e nxorën nga shinat. Agresori me origjinë domenikane ishte me precedent penal. Ai u arrestua nga policia./ abcnews.al