Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtyu Alibeajn në Kuvend, Berisha tregon arsyen

schedule22:10 - 21 Prill, 2022

schedule 22:10 - 21 Prill, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me incidentin e ndodhur mes tij dhe Enkelejd Alibeajt, të cilin e shtyu nga foltorja e Kuvendit.

Gjatë një interviste në MCN, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nxjerrja e Alibeajt në foltore, ndërkohë që ishte radha e tij, ishte e qëllimshme dhe se ky nuk ishte rasti i parë që kjo kishte ndodhur.

Sipas Berishës, Alibeaj u keqpërdor nga qeveria në Kuvend.

Situata e sotme me Alibeajn, nuk është një problem mes meje e Alibeajt, por mes meje dhe Ramës. Ai foli sa deshi, dhe lakoi emrin tim 30-40 herë. Në ligjin e Parlamentit nëse deputeti gjatë diskutimin përflet një deputet tjetër fill pas tij i jepet fjala 2 minuta. Ata bënë një mekanizëm të turpshëm dhe keqpërdorën turpshëm Alibeajt. Atë e nxorën me vrap në platformë. Ishte një akt i shpëlarë. Për këdo që mendoi se nuk ishte i përgatitur, kur unë do të merrja fjalën kërcen Balla e kërkon 5 minuta pushim vetëm që un mos flisja. Pra kemi të bëjmë me një njeri që përdoret në mënyrë mjerane, bëhet vegël për të mohuar të drejtën e fjalës”, shpjegoi Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!