Prokurorët me COVID, shtyhet sërish seanca në GJKKO për Saimir Tahirin

schedule11:17 - 17 Janar, 2022

schedule 11:17 - 17 Janar, 2022

Është shtyrë sërish seanca në GJKKO për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Shkak është bërë infektimi me COVID i prokurorëve të çështjes Dritan Prenci dhe Vladimir Mara.

Seanca e parë ishte njoftuar në datën 5 Janar por u shty për shkak të se gjyqtari Florian Kalaja kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen. Ai mori çështjen në dorë pas dorëheqjes së Daniela Shirkës një ditë para seancës.

Shirka është e treta gjyqtare qe tërhiqet nga çështja penale ndaj Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çelës, me argumentin se është në papajtueshmëri.  Më parë kanë dhënë dorëheqjen Miliana Muça dhe Ilirjan Olldashi.

Disa javë pasi Gjykata e Lartë zbardhi vendimin, dosja në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Jaeld Çelës u regjistrua në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme me argumentin se gjatë procesit kundër Saimir Tahirit ka pasur shkelje procedurale. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!