Shtyrja e zgjedhjeve të 30 qershorit, Meta: Basha nuk u tregua korrekt

schedule23:18 - 25 Maj, 2020

schedule 23:18 - 25 Maj, 2020

Presidenti Ilir Meta ka mohuar në emisionin “Opinion” se po punon për krijimin e një partie të re pas përfundimit të mandatit të presidentit.

Po ashtu, ai foli dhe për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke thënë se ka respektuar Kushtetutën dhe se synonte zgjedhje gjithëpërfshirëse.

Meta tha se për shtyrjen e zgjedhjeve në tetor kishte diskutuar me opozitën, por sipas tij, kreu i PD, Lulzim Basha, kishte ndryshuar qëndrim.

“Unë po mbroj Kushtetutën, kam bërë çdo përpjekje për dialog politike, kam bërë çdo përpjekje që opozita mos ikte nga parlamenti. Në fakt po të mos ikte LSI as ata nuk do të kishin ikur lëre çfarë thonin. Zgjedhjet i shtyva për të bërë zgjedhje gjithëpërfshirëse. Këtu ka një mungesë korrektësie, unë kam marrë fjalën nga Basha se do të hynin në zgjedhje. Pastaj, ata mbajtën qëndrimin e tyre herë kështu, e herë ashtu”, tha Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!