Këshilltari Ligjor dhe për çështje Zgjedhore, Ivi Kaso në emisionin “Real Story” në ABCNews theksoi se nga pikëpamja juridike ende nuk ka një formalizim të një akuze të vetme nga SPAK, për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ai gjithashtu theksoi se gjyqtarja Irena Gjoka nuk ka tagër që të marrë vendim duke shtuar se ka një shkelje të Kushtetueses.
“Ende nuk ka një akuzë të ngritur. Kemi persona të dyshuar për kryerjen e një vepra penale, për të cilat SPAK po zhvillon hetime. Duke mos pasur një akuzë ligjërisht nuk e dimë nëse do të ketë apo jo proces. Berisha është duke u përballur edhe në hullinë gjyqësore në të cilën është kanalizuar çështja, nëpërmjet avokatëve të vet. Ditën e djeshme dy avokatë janë paraqitur me prokurë. Zoti Berisha ka zgjedhur të mos shkojë vet për arsye që i ka bërë të ditura. Avokatët janë legjitimuar është vendosur vazhdimi i seancës në mungesë të zotit Berisha. Gjykata e konsideruar të mjaftueshme prezencën e avokatëve, pra ky vendim tashmë është marrë. Zoti Berisha ka depozituar në SPAK një kallëzim ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Gjyqtarja Irena Gjoka duhet të verifikonte masën e sigurisë. Gjykata në bazë të kodit të procedurës është e detyruar të pezullojë vendimmarrje të tjera, nuk mund të marrë vendim. Por sot avokatët i kanë bërë kërkesë gjykatës se meqenëse ka pretendime se masa është kufizim i lirisë së zotit Berisha, por jo heqje e lirisë, avokatët i kanë kërkuar gjykatës meqenëse ka një kuptim të ndryshëm, të normës Kushtetuese të organit procedues dërgohet çështja në Gjykatë Kushtetuese që ta interpretojë njëherë e mirë. Pra tani gjyqtarja Irena Gjoka vetëm mund të dëgjonte palët dhe jo të jepte vendime, sot ka dhënë vendim, ka rrëzuar kërkesën. Për faktin që ka marrë vendim pasi nuk mund të marrë kur nuk mund të marrë vendim, i ka bërë avokatët të bëjnë atë reagim, pra të largohen. Pasi patën një zhvillim jo normal në këto kushte kur shkelet Kushtetuta”, tha ndër të tjera Kaso./abcnews.al/