Koronavirusi mund të ndikojë në shtyrjen apo anulimin e Europianit. Kompeticioni po afron dhe nis me 12 qershor me duelin Itali-Turqi. The Sun raportoi për këtë mundësi, teksa nesër do të mbahet Asambleja e Jashtëzakonshme me 55 federatat europiane për të diskutuar masat mbrojtëse ndaj virusit të frikshëm.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino flet hapur në lidhje me situatën e frikshme që është krijuar në Europë. Në një prononcim për Sky Sport News, Infantino pranon mundësinë që Europiani të mos zhvillohet kur është programuar.
“Nuk mund ta përjashtoj shtyrjen e Europianit, por nuk duhet të kapemi nga paniku. Duhet ta analizojmë me kujdes situatën e krijuar. Shpresoj të mos detyrohemi të anulojmë kompeticionin, por, në çdo rast, shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm se një ndeshje futbolli. Duhet të qëndrojmë vigjilentë dhe të shpresojmë që epidemia të mos përhapet“, deklaron kreu i futbollit botëror. /abcnews.al