Mazhoranca tha se do i rrëzonte dekretin, reagon Meta për shtyrjen e “Anti-shpifjes”

schedule13:35 - 30 Janar, 2020

schedule 13:35 - 30 Janar, 2020

Në një kohë kur mazhoranca “u betua” se do e rrëzonte dekretin e presidentit Ilir Meta për “Anti-shpifjen’, ditën e sotme u vendos shtyrja e diskutimit derisa të vijë vendimi nga Komisioni i Venecias.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë Meta, i cili u shprehe se vendimi për të shyrë dekretin nga ana e mazhorancës është një lajm i mirë që nuk do të sjellë humbje për askënd.

“Ky është një moment pozitiv mendoj. Lajm shumë i mirë nuk është humbje për askënd”, ka thënë Meta në dalje të aktivitetit qe u mbajt për Ditën e 53-të Botërore të Paqes.

I pyetur se si do të procedohet me situatën e bashkive në vend, ku disa prej tyre janë pa kryetar, Meta tha: “Presidenti veopron në respekt të Kushtetutës dhe ligjit dhe janë parashikuar të gjitha instrumentat se si ai vihet në lëvizje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!