Shtypja e Xi Jinping ndaj vendit po rindërton shoqërinë kineze

schedule09:35 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 09:35 - 17 Dhjetor, 2021

The Washington Post

Urdhrat e qeverisë kanë qenë të papritura, dramatike dhe shpesh  tronditëse. Në fillim të shtatorit, konkurset dhe shfaqjet e stilit “American Idol” me burra që konsideroheshin me tipare femërore u ndaluan nga autoritetet kineze. Disa ditë më parë, një prej aktoreve më të pasura të Kinës, Zhao Wei, iu pezulluan filmat, serialet televizive nga çdo platformë sikur të mos kishin ekzistuar kurrë.

Gjatë verës, industria e arsimit privat prej miliarda dollarë të Kinës u shkatërrua brenda natës ndërsa rregullat e reja fshinë më shumë se 1 trilion dollarë nga stoqet e teknologjisë kineze që nga kulmi në shkurt. Ndërsa manjatët e teknologjisë së Kinës konkurrojnë për të dhuruar më shumë për fushatën e Presidentit Xi Jinping kundër pabarazisë, “Historia rreth Xi Jinping” ka filluar të mësohet në shkollat ​​fillore,  lojërat dhe aplikacionet e huaja si Animal Crossing dhe Duolingo janë “zhdukur” nga dyqanet.

Një goditje marramendëse  e nisur nga qeveria e Kinës nuk ka kursyer pothuajse asnjë sektor. Kjo fushatë e përhapur  – me objektiva të tillë të ndryshëm si shërbimet e udhëtimit, sigurimet, arsimimi dhe madje edhe sasia e kohës që fëmijët mund të kalojnë duke luajtur videolojëra po rindërton kufijtë e biznesit dhe shoqërisë në Kinë ndërsa Xi po përgatitet të marrë mandatin e tretë, raporton abcnews.al

“Është mbresëlënëse dhe domethënëse. Ky nuk është qartë një reformim sektor pas sektori; ky është një reformim i tërë ekonomik, industrial dhe strukturor, “tha Jude Blanchette.

Në kongresin kombëtar të Kinës këtë muaj, Xi shërbeu si sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Kineze (CCP) në pushtet, një veprim që do të prishte një sistem dekadash të kufijve të mandatit dhe pas-ardhjes së lidershipit. Xi ka nisur një agjendë për të trajtuar pabarazinë e të ardhurave nën flamurin e “prosperitetit të përbashkët”, një fushatë që u jep zyrtarëve dhe kompanive që mblidhen rreth kauzës mundësinë për të treguar besnikërinë e tyre përpara riorganizimit të personelit të partisë.

Sipas autoriteteve, kufizimi i industrisë private të mësimdhënies ka për qëllim të barazojë fushën e lojës në shkollat​​ konkurruese të Kinës dhe të pakësojë barrën financiare për familjet. Kompanitë më të mëdha të teknologjisë në Kinë po përpiqen të mbrojnë konkurrencën dhe të dhënat e konsumatorëve. Megjithatë, disa rregulla të tjera synojnë të rinjtë e vendit, masa që kritikët thonë se kufizojnë mundësitë e pakta të publikut për lirinë e shprehjes.

Zyrtarët po godasin përkrahësit  e Kinës, anëtarët e të cilëve diskutojnë dhe renditin të famshëm, duke shkuar edhe në ekstremitet për të mbështetur personazhet e tyre të preferuar. Kur ylli kinez i popit kanadez Kris Wu u arrestua për ngacmim seksual në gusht, fansat e tij vërshuan mediat sociale në mbrojtje të tij dhe kërkuan që të largohej nga burgu.  Personazhe të njohur kineze për stilin e tyre androgjen janë bërë gjithashtu një kërcënim në Pekin. Rregullatorët kanë urdhëruar transmetuesit të ndalojnë “standardet jonormale të bukurisë” si “niangpao”, një fyerje që përkthehet në “burra të kuruar”.

Brenda Kinës, fushata është pritur nga një pjesë dhe nga një pjesë tjetër është parë me skepticizëm. Liang Min, 35 vjeç, një dijetar nga provinca Jilin, tha se kultura e idhullit pop të Kinës, në të cilën fansat e rinj dhurojnë para për të famshëm, është jashtë kontrollit. “Adoleshentët po mashtrohen, nga imazhet që shohin në ekrane.

Jo Tan, 33 vjeç, një administrator në një shkollë në Changsha në provincën Hunan, tha se kufizimet në mësimdhënie kanë bërë më shumë dëm sesa mirë. Kompania e saj e ka përgjysmuar numrin e punonjësve dhe mësuesit duhet të punojnë më shumë orë. “Studentët ende duhet të konkurrojnë për të hyrë në shkolla dhe kolegje të mira, dhe shumë prej nesh tani janë në prag të të qenit të papunë,” tha ajo.

Michael Shou, menaxher i përgjithshëm i një platforme mësimore të gjuhës angleze, tha se ai pret të vendosën më shumë rregulla të reja në më shumë sektorë. Kryqëzata e Xi-t i ka lënë titanët e teknologjisë më të fuqishme të vendit, si Jack Ma i Alibaba-s dhe Pony Ma i Tencent-it, në dyshime se kush kontrollon të ardhmen e Kinës. Por ka alarmuar edhe investitorët. Rregullatorët në shtator lajmëruan Tencent dhe Netease mbi platformat e tyre të lojërave në internet, duke i urdhëruar kompanitë të eliminojnë përmbajtjen që promovon “informacione të pasakta”. Të dy firmat premtuan se do të zbatojnë rregullat.

Zyrtarët kanë punuar për të rivendosur besimin e investitorëve, me zëvendëskryeministrin Liu He që premtoi gjatë një forumi të hënën në provincën Hebei se mbështetja e Kinës për ekonominë private “nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë në të ardhmen”. Në fillim të shtatorit, People’s Daily botoi një artikull duke premtuar “angazhimin e palëkundur” të qeverisë ndaj sektorit privat dhe mbrojtjen e kapitalit dhe konkurrencës së huaj.

Një ‘revolucion i thellë’

Shtrirja dhe shpejtësia e reformimit në mbarë shoqërinë ka shqetësuar një pjesë të cilët mendojnë që Kina mund të jetë në fillim të përmbysjes kulturore dhe ideologjike. Në shtator, një artikull nga një redaktor gazete dhe bloger në pension i përshkroi ndryshimet si një përgjigje ndaj kërcënimeve nga Shtetet e Bashkuara. “Ajo që na tregojnë këto ngjarje është se në Kinë po ndodh një ndryshim monumental dhe se sferat ekonomike, financiare, kulturore dhe politike po përjetojnë një transformim të thellë -ose, mund të thuhet, një revolucion të thellë,” shkroi Li Guangman.

Artikulli, i marrë nga mediat shtetërore të Kinës, u krahasua me një artikull të vitit 1965 që nisi Revolucionin Kaotik Kulturor të Kinës për një dekade, dhe duke tronditur edhe strukturën e partisë. Hu Xijin, redaktori i Global Times e cilësoi artikullin si të rremë dhe një “interpretim ekstrem” të urdhrave rregullatorë që mund të shkaktojnë “konfuzion dhe panik”.

Homoseksualët në Hong Kong po përballen me sulme pasi përfaqësuesit e Kinës po synojnë grupet LGBT. Dallimet mbi artikullin mund të jenë një shenjë e mosmarrëveshjes më të thellë brenda partisë, sipas Yawei Liu, një këshilltar në Qendrën Carter në Atlanta, i cili shkroi se një mosmarrëveshje e tillë tregon një debat në rritje brenda partisë.

Banorët presin që të vendosen më shumë masa, duke synuar jetën e rregullt si dhe sektorë të tjerë. Ministria e Kulturës dhe Turizmit po përgatit një ndalim të këngëve që konsiderohen jashtë përputhjes me “vlerat thelbësore të socializmit”.  Në një editorial në “People’s Daily” në fillim të shtatorit, nënkryetari i Shoqatës Kineze të Filmit u bëri thirrje kineastëve të realizojnë më shumë filma patriotikë dhe të “promovojnë më shumë” mendimet e  Xi Jinping.

Ouyang Haotian, një student nga Guangzhou tha se vendimet e qeverisë janë për qëllime të mira, por ndonjëherë thjesht janë të papritura.

“Gjithçka që bën qeveria, e bën për të ruajtur stabilitetin e qeverisjes së saj, ndonjëherë pa marrë parasysh ndikimet tek individët,” tha 22-vjeçari. “Është një proces provë dhe gabimi, kështu që njerëzit duhet t’i pranojnë ato gabime dhe të vazhdojnë përpara. Megjithatë, tha ai, masat mund të jenë më të ashpra. “Ka një pikë ku rregulloret e qeverisë ndalojnë së funksionuari.

Ju mund të ndaloni artistët dhe disa filma apo këngë, por nuk mund t’i mësoni njerëzit se çfarë duhet të mendojnë, “tha ai.

/abcnews.al