Shtypi francez: Paris Saint-Germain bisedon me Conceiçao

schedule17:57 - 17 Qershor, 2023

schedule 17:57 - 17 Qershor, 2023

Pas prishjes së bisedimeve me Nagelsmann, Paris Saint-Germain duket se po i drejtohet zgjidhjes së Sergio Conceiçao. “Le Parisien” raporton se drejtuesit e skuadrës kanë nisur kontaktet me teknikun portugez për të zëvendësuar Galtier.

Megjithatë, nuk ka vetëm ky publikim, por edhe shumë media të tjera në vend përcjellin të njëjtin informacion, me rezultat që emri i portugezit të shfaqet për momentin si dominues për të marrë drejtimin teknik të skuadrës.

Në RMC gazetari, Abdella Boulma theksoi se kontaktet mes dy palëve sidomos në orët e fundit janë intensifikuar dhe duket se po shkojnë mirë.

Problemi më i madh që Parisi duket se duhet të kapërcejë në këtë përpjekje është klauzola e lirimit të Conceiçao, e cila shkon në 18 milionë euro. /G.D abcnews.al/