Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtyhet shpallja e rezultateve/ Kosovë, rinumërohen 914 vendvotime, gabime tek votat për kandidat

schedule17:39 - 14 Janar, 2026

schedule 17:39 - 14 Janar, 2026

Formimi i institucioneve të reja do të vonoj…të paktën edhe dy javë të tjera.

Kjo pas vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për rinumërimin e 914 vendvotimeve që i takojnë të gjithë komunave të Kosovës nga 2557 që janë në total.

Po pse KQZ e mori një vendim të tillë?



Ai erdhi pasi sekretariati i intitucionit të zgjedhjeve në vend pa video incizimet e kamerave në tavolinat e Qendrave Komunale të Numërimit, nga ku edhe është evidentuar se ka raste të mospërputhjeve të votave për kandidatë.

Rinumërimi prek jo pak, por një të tretën e vendvotimeve në mbarë vendin për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Në një mbledhje të martën, komisioni paraqiti një raport nga verifikimi i votave të kandidatëve për 2 për qind të vendvotimeve nga zgjedhjet e dhjetorit, i cili gjeti se raste të mospërputhjeve të votave për kandidatë, ç’ka zgjeroj më tej problemin.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se, nëse pas rinumërimit vërehen manipulime të mundshme me votat e kandidatëve brenda subjekteve politike, komisioni do t’i çojë në organet kompetente anëtarët e ekipeve të numërimit.

Ky proces ka ngritur një problem serioz përsa i përket numërimit. Aty nuk vihet në diskutim saktësia e numërimit të votave për subjektet politike, por votat preferenciale për kandidatë.

Rinumërim të plotë, sipas komisionit, do të ketë në 10 komuna, ndërkaq në 28 komunat tjera, do të ketë rinumërim vetëm në 10 për qind të vendvotimeve.

Vonesat gjithësesi nuk janë një luks për Kosovën.

Vendi e humbi një vit të tërë në vitin 2025 duke mos arritur ta formojë qeverinë e re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ç’ka shkaktoj një krizë të gjatë politike.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!