Shtyhet sërish seanca për gjyqtarin Luan Daci, prokurori nuk ishte gati për konkluzionet

schedule10:09 - 25 Janar, 2021

schedule 10:09 - 25 Janar, 2021

Shtyhet për në datën 5 shkurt seanca gjyqësore për ish anëtarin e KPA Luan Daci.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci seanca është shtyrë për shkak se prokurori nuk ka qenë gati për të dhënë konkluzionet në lidhje me çështjen  e Dacit.

Daci përkon pafajësinë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për veprën penale falsifikim dokumentesh.

Kujtojmë se Luan Daci u dënua nga shkalla e parë me 1 vit shërbim prove dhe pezullim nga detyra me akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Ndërkohë, avokatët e tij kanë bërë mbrojtje dhe kanë paraqitur argumentet, duke theksuar se nuk ka vepër penale./abcnews.al