Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Mësohet se gjykata e Posaçme e Apelit do të vendosë të premten e 26 qershorit për ish-ministrin.
Shkak për shtyrjen e vendimit është bërë kërkesa e gjyqtarit Dhimitër Lara i caktuar në këtë çështje vetëm 5 ditë më parë për të zëvendësuar gjyqtaren Nure Dreni të shkarkuar nga vettingu.
LEXO EDHE: “Kështu e hanë të gjithë”: Tahiri, mesazh në gjykatë para dhënies së vendimit
Lara ka kërkuar të paktën edhe 5 ditë kohë për t’u njohur aktet e dosjes së ish-ministrit dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Tahiri ka dalë i buzëqeshur nga gjykata, ndërsa nuk ka pranuar të japë prononcim për gazetarët.
Tahiri një vit më parë është dënuar 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.
Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”./abcnews.al