Shtyhet seanca për gjyqtarin e Gjykatës Administrative

schedule11:34 - 25 Shtator, 2019

schedule 11:34 - 25 Shtator, 2019

Këtë të mërkurë është shtyrë seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Artur Malaj. Institucioni i Komisionerit Publik ka njoftuar se Malaj nuk ishte i pranishëm për arsye shëndetësore.

Për këtë arsye ka qenë bashkëshortja tij i dorëzoi trupit gjykues një raport mjekësor dhe kërkesën e subjektit të rivlerësimit për të shtyrë seancën e planifikuar. Sot pritej shqyrtimi i analizës financiare dhe administrimi i provave të depozituara në funksion të shqyrtimit gjyqësor.

Pas konsultimit, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës, e cila do të zhvillohet më 3 Tetor në orën 10:00./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!