Shtyhet seanca për Agim Kajmakun, gjyqtarja nuk paraqitet në seancë

schedule10:30 - 11 Shkurt, 2020

schedule 10:30 - 11 Shkurt, 2020

Shtyhet seanca për Agim Kajmakun në Gjykatën Penale të Tiranës. Shkak është bërë gjyqtarja Vjollca Spahiu e cila nuk është paraqitur ditën e sotme në seancë për shkaqe shëndetësore. Ndërkohë është njoftuar se Seanca e radhës për Agim kajmakun do te jete ne 18 shkurt.

Kajmaku u denoncuar nga Partia Demokratike për fshehjen e dënimit në Greqi, ndërsa prokuroria dyshon se ai falsifikoi dokumentet duke vepruar si kryetar bashkie edhe pasi ishte shkarkuar nga KQZ-ja.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, Kajmaku akuzohet për 3 vepra penale” Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve, Fallsifikim i Dokumentave dhe Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës.

Gjykata do të vendos sot nëse çështja Kajmaku do të kalojë për gjykim, do të rrëzohet apo do të kthehet për hetime të mëtejshme.

Kajmaku ndodhet në arrati që nga momenti që u shpall në kërkim. Pavarësisht se është në kërkim, kjo nuk e ka penguar Ministrinë e Brendshme t’i japë tenderë kompanisë së bashkëshortes së tij. Pak javë më parë abcnews.al publikoi skandalin sipas të cilit kompania “Kajmaku sh.p.k”, në pronësi të bashkëshortes së Agim Kajmakut u shpall fituese e tenderit për mirëmbajtjen e sipërfaqes së gjelbër së QSUT-së. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!