Shtyhet seanca për 5 të arrestuarit për vrasjen e Devi Kasmit

schedule17:32 - 21 Mars, 2019

schedule 17:32 - 21 Mars, 2019

Shtyhet seanca e parë për grekun Eftimios Eftimiu dhe 4 të pandehur të tjerë, të cilët  akuzohen për vrasjen e Devi Kasmit rreth një vit më parë në Tiranë. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mos marrja dijeni e të pandehurit Aurel Hoxhallari, i arratisur prej një viti.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të kërkojë ndihmën e Interpol Tiranës për të bërë të mundur gjetjen dhe njoftimin e tij. Ndërkohë, avokati i zgjedhur nga familja e të pandehurit, Samir Vishaj, kërkoi ndarjen e çështjes dhe vazhdimin e gjykimit për pjesën tjetër të grupit.

Vrasja, për të cilën akuzohet shtetasi grek Eftimius Eftimiu, ka ndodhur në 29 Janar 2018, poshtë banesës së viktimës Devi Kasmi. Eftimius, sipas prokurorisë, është ndihmuar nga të pandehurit e tjerë për të kryer krimin, i cili dyshohet se është porositur nga Aurel Hoxhallari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!