Shtyhet seanca për 3 gjyqtarët e Durrësit

schedule16:30 - 21 Maj, 2019

schedule 16:30 - 21 Maj, 2019

Dështon për të dytën here, seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda për tre gjyqtarët e Durrësit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.

Shkak për shtyrjen u bë mos njoftimi i Petraq Dhimitrit, pasi gjykata tha se adresa e tij nuk është saktësuar.

Të tre akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë”. Dyshimet janë se për të dhënë një vendim në favor të biznesmenit Namik Sadik, të tre kanë përfituar një udhëtim të paguar prej tij, për të parë një ndeshje futbolli në Spanjë.

Namik Sadik akuzohet për “Korrupsion aktiv”, për dyshimet se ka paguar udhëtimin e gjyqtarëve për të parë një ndeshje të kampionatit spanjoll.

Biznesmeni Sadik sulmoi me fjalë fyese operatorët e mediave në hollin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke u kërkuar të mos e filmonin.

Seanca gjyqësore e radhës u la më 5 qershor, ora 9. Një nga gjyqtarët Petrit Çeno është shkarkuar më herët nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!