Shtyhet seanca paraprake për Vangjush Dakon

schedule13:40 - 18 Mars, 2024

schedule 13:40 - 18 Mars, 2024

Shtyhet seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon. Mësohet se shkak u bë mungesë e një prej avokatëve të të dyshuarve.

Gjithashtu në seancën e së hënës, nuk u paraqit as akt-ekspertiza që është kërkuar nga gjykata për projektin përllogaritjen e ndërtimit të vijës bregdetare për të cilën dyshohet se Dako ka abuzuar me detyrën.

Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre”. Në përfundim të hetimeve paraprake të SPAK rezultoi se Dako ka kryer veprime në kundërshtim me kompetencat e kryetarit të bashkisë në miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle sh.p.k, pasi Dako dhe zyrtarët e kësaj bashkie i përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!