Mosformimi i trupës gjykuese u bë shkak për shtyrjen e seancës së Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë në Gjykatën e Apelit. Seancën e shkuar, avokati i Shullazit dhe Zelës bënë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares, dhe gjatë seancës së sotme kërkesa u pranua.
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda do t’i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për të plotësuar trupin gjykues. Pas shumë muajsh mungesë, 3 të pandehurit, Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Blerim Shullazi u paraqiten në seancën gjyqësore.
Në nëntor të vitit të shkuar, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg për anëtarët e bandës, ndërsa prokuroria kërkoi 64 vite për 5 të pandehurit./ABC News Albania 24/7