Shtyhet seanca gjyqësore për Enkeleda Hoxhës, ish-gjyqtarja kërkoi kohë

schedule15:05 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 15:05 - 24 Dhjetor, 2021

Është shtyrë seanca gjyqësore për ish-gjyqtaren Enkeleda Hoxha. Mësohet se seanca e radhës është caktuar në 10 janar.

Sakaq, në seancën që u mbajt sot dhanë mbrojtjen e tyre të pandehurit Trendafile Frangu (infermiere), dhe Isuf Tanuzi. Ky i fundit në konkluzionet që paraqiti vetë para gjykatës implikoj në fjalen e tij të pandehurit G.Nezaj, A.Tabaku, M.Mallkuci dhe gjyqtaren.

Në seancë mungoi Enkeleda Hoxha, e cila kerkoi kohë që të paraqiste mbrojtjen vetë. Për këtë arsye seanca u shty për në datën 10 janar. Hoxha akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion. /abcnews.al